Haziri: Vjosa ka mbështetjen time të plotë

Aktuale

Haziri: Vjosa ka mbështetjen time të plotë

Nga: G.B Më: 27 gusht 2019 Në ora: 20:09
Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se në rolin që ka marrë, atë të udhëheqjes së politikave të LDK-së në këtë fazë, Vjosa do ta ketë mbështetjen e tij të plotë dhe të gjithë LDK-së, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haziri ka thënë se pa asnjë dallim do të punojnë që LDK të dalë fituese.

Postimi i tij i plotë:

Kultura politike e LDK’së e ndërtuar në këto 30 vite, është toleranca, durimi, kompromisi, marrëveshja, konsensusi politik dhe kultura perëndimore në vendimmarrje politike brenda Kosovës, duke u bazuar në traditat tona. Mbi këto parime, kemi arritur marrëveshjen për nominimin e Vjosa Osmanit si kandidate e jona për kryeministre.

Edhe me rolin e ri që e kam marrë, atë të udhëheqjes së politikave të LDK’së në këtë fazë, Vjosa do ta ketë mbështetjen time të plotë, të ekipit që e kemi ndërtuar sot, të politikanëve të rinjë prej të cilëve pritet shumë, por edhe të veprimtarëve të devotshëm si shtylla kryesore të LDK’së.

Pas asnjë dallim, do të punojmë që në çdo opsion LDK të dalë fituese. Jam i sgurtë që sikur edhe unë të nominohesha, Vjosa do të ma jepte mbështetjen e saj të plotë.

#BesëLidhjaPërShtetin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat