Pasuria e Lutfi Zharkut, aksionet në shoqëritë komerciale dhe paratë e kursyera

Aktuale

Pasuria e Lutfi Zharkut, aksionet në shoqëritë komerciale dhe paratë e kursyera

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 00:37
Lutfi Zharku

Thirrjes për deklarimin e pasurisë për Agjencionin Kundër Korrupsionit, i është përgjigjur edhe ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës- Lutfi Zharku.

Shtëpia e Zharkut prej 252 m2, kap shumën prej 150 mijë euro, derisa toka bujqësore prej 23 mijë e 96 m2, sipas tij kushton hiç më pak se 170 mijë e 200 euro.

Tutje, Zharku ka të deklaruar një veturë të  bashkëshortes të blerë në vitin 2016, 6 mijë e 500 euro- shkruan.

Pasuria e Zharkut nuk mbaron me kaq.

Ish- deputeti ka treguar se ka aksione në dy shoqëri komerciale si në “BprAL Riinvest” dhe “Komercijalna Banka Shkup (% e panjohur) 264 Aksione”.

Para të gatshme, të mbajtura në institucione financare ka rreth 47 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat