Koha kur Thaçi turpërohej para Hillary Cilnton, ndërsa Vjosa Osmani e përmirësonte

Aktuale

Koha kur Thaçi turpërohej para Hillary Cilnton, ndërsa Vjosa Osmani e përmirësonte

Nga: D.RR Më: 28 gusht 2019 Në ora: 13:01
Vjosa Osmani dhe Hashim Thaçi

Qytetarët e Kosovës, krahas Albin Kurtit, kanë mundësi të votojnë edhe një kandidatë të fuqishëm për postin e kryeministrit të Kosovës, shkruan "Bota sot".

Ajo është Vjosa Osmani, e cila me vota unanime të KP të LDK-së, u zgjodh kandidate për kryeministre të Kosovës nga radhët e asaj partie.

Por, kush është Vjosa Osmani?

Ajo karrierën e saj fillimisht e zhvilloi si këshilltare e ish presidentit Fatmir Sejdiu, por edhe si përkthyese.

Madje, në një rast kur Sejdiu dhe Thaçi kishin konferencë për media me Hillary Cilnton, ish kryeministri në atë kohë Hashim Thaçi, bëri një gabim duke iu drejtuar zonjës Clinton si znj. Albright, ndërsa aty u gjend Vjosa Osmani si përkthyese për ta përmirësuar, e të qeshurat sigurisht që nuk munguan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat