Haradinaj në Mitrovicë: Ka folkloristë që bëjnë pazar për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Haradinaj në Mitrovicë: Ka folkloristë që bëjnë pazar për ndarjen e Kosovës

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 16:48
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në një tubim me qytetar në Mitrovicë, ka zgjedhur që të flasë edhe për idenë për shkëmbim të territoreve.

Haradinaj tha fillimisht se puna e Trepçës është e kryer, derisa, ai shton se momentalisht duhet vetëm të diskutohet se si të bëhet një plan biznesi për të.

“Muj me ju konfirmu që Trepça është punë e kryme, në atë se e kujt është, po tash çka na del përpara është një plan biznesi se qysh me e zhvillu, çka ndodhë e e kujt është Trepça është zgjedhë, pahiri i ka ndodhë me u zgjedhë kjo nën qeverisjen time. Tash kërkohet një plan biznesi, nëse kemi ditë me ardhë deri te ky moment, bashkë mundemi edhe me nisë zhvillimin e Trepcës”, tha kryeministri në detyrë.

I njëjti, po thotë se në ditën që e ka marrë detyrën si kryeministër, iu ishte thënë se puna e shkëmbimit të territoreve ishte e kryer e do të bëhej.

“Kur e kam marrë detyrën e qeverisë, mu mu ka shkru se ski çka bën se po ndahet po copëtohet Kosova, më kanë thënë se më vjen keq po sun e ndalë, kanë vendos të mdhajtë, janë ata, kam punu intevsiizisht s’ndodhë ajo, ska me u nda Kosova.

Prej faktorit vendor e kam pas rolin më të vshtirë të mundshëm me ndalë ndarjen, ka jemi na barra ma e madhe më ka rënë mu”, tha ai.

Pa përmendur emra, Haradinaj, i ka quajtur të gjithë ata që kanë diskutuar për territoret folklorista që kanë punuar në shërbim të ndarjes.

“Keni këtu folklorista çkas keni, që dalin e flasin e bëjnë Pazar, po aty ku bëhen punët e mëdha s’janë kanë ata, kanë prit kur të ndahen me dal me fol, në fakt i keni pas në shërbim të ndarjes”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat