Hapet një faqe e rreme në emër të Vjosa Osmanit

Aktuale

Hapet një faqe e rreme në emër të Vjosa Osmanit

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 18:33
Vjosa Osmani

idhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se pas kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre nga kjo parti, në Facebook kanë filluar të hapen faqe të rreme në emër të saj.

Në faqen zyrtare të LDK-së, në Facebook, shkruhet se kjo faqe është falso si dhe nuk përfaqëson as kandidaten për kryeministre dhe as LDK-në, derisa, të njejtën e kanë raportuar te organet e rendit dhe ligjit.

“Kjo faqe është falso dhe nuk përfaqëson as kandidaten për Kryeministre Vjosa R. Osmani dhe as LDK-në. Faqja mbledhë jashtligjshëm të dhënat personale të vizitorëve. Faqja është raportuar tek organet e rendit dhe ligjit”, shkruhet në njoftimin e LDK-së.

Faqja “Vjosa Osmani shpëtimi i Kosovës” figuron se është hapur me datë 28 gusht, derisa, numëron deri më tani, 778 ndjekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat