Pacolli i përgjigjet ashpër deputetes së AAK-së: Një orë e më parë të kërkoj falje

Aktuale

Pacolli i përgjigjet ashpër deputetes së AAK-së: Një orë e më parë të kërkoj falje

Nga: H.O. Më: 28 gusht 2019 Në ora: 18:50
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një postim të tij në Facebook duke iu drejtuar deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj shkruan se e ka të ndaluar të shpif në emër të tij dhe duhet të kërkoj falje sa më parë.

Tutje ai ka thënë se çështja e njohjes reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë do të mbyllet me t’u krijuar Qeveria e re.

Postimi i plotë:

Dikush qe e ka te ndaluar me vendim gjyqësor të shpif në llogari të emrit tim, duhet pa hezitim, një orë e më parë të kërkoj falje, gjegjësisht ta korrigjojë shkrimin.
Kushdo që e ka problem ti kuptojë intervistat e mia, le të kërkoj ndihmë nga dikush tjetër, që është më i menqur dhe nuk është i frustruar.
Zgjedhjet e reja do të ofrojnë qeveri e cila do të përmbyllë menjëherë njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe kthej fokusin tek zhvillimi ekonomik dhe punësimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat