Labinot Tahiri tashmë zyrtarisht i është bashkuar AAK-së së Ramush Haradinaj. Ai sot është parë në selinë e AAK-së bashkë me kryetarin Ramush Haradinaj.
Përveç kësaj, Tahiri ka paralajmëruar aderim me ceremoni nesër në AAK.
Ai ju ka bërë thirrje të gjithëve, të rinj e të reja, gyrbetqarë, kolegëve të estradës që nesër në orën 19 në Sheshin 21 të jenë të pranishëm.
Postimi i plotë i Labit:
Lajmrim për ata që më besuan dhe më besojnë!
Për t’i dhënë edhe më shumë kuptim slloganit “Kosova 100 % Shtet”, nesër do të aderoj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e prirë nga Ramush Haradinaj, i dëshmuar që është njeriu i duhur të bëjë ndryshimin në Kosovë.
Andaj, ju bëj thirrje publike vllezêr dhe motra, rini djem e vajza, kolegë të Estradës e ju gurbetqarë, që nesër të jemi bashkë në ora:19:00 në Sheshin 21, për të më përkrahur sikur deri më sot, sepse do të jem i njëjti duke u munduar të bëjë më të mirën për juve dhe Kosovën.
Zoti na bekoftë, dalshim faqebardhë me AAK-në dhe Ramush Haradinajn në ballë!
Ju më bët nderë njëherë, unë njëqind herë!
Ju më bëni nderë të ma shpërndani këtë thirje vllazerore, do ju bëjë nderë e shërbim me mijera herë si një shërbêtorë i kësaj Toke.
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipêrisë.
AAK