Shpend Ahmeti ‘godet’ Ramush Haradinajn: Këto janë vendimet e këqija të tij si kryeministër

Aktuale

Shpend Ahmeti ‘godet’ Ramush Haradinajn: Këto janë vendimet e këqija të tij si kryeministër

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 21:07
Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka folur për lidhjen e koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ahmeti ka thënë se po të ishte PSD në qeverinë e kaluar, nuk do të lejohej që sipas tij të merreshin vendime të këqija, sikurse rritje e numrit të zv.ministrave dhe rritja e pagave për zyrtarët qeveritarë.

“Po të ishte PSD në qeverinë e kaluar, nuk do të lejonte që të merreshin disa vendime të këqija sikurse ajo për rritjen e pagave, apo edhe rritja e numrit të zv.ministrave”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ai vlerëson se partitë që udhëheqen nga krahu i luftës duhet të shkojnë në opozitë.

“Ne nuk jemi shkri në Aleancë, ne kemi bërë koalicion. Unë nuk e quaj koalicion të çdutshëm por koalicion komplementar. Ju kujtoj se në çdo qeveri të pasflutës nuk kemi pas asnjëherë ndonjë parti që nuk ka qenë e krahut të luftës. A do të thotë kjo që do t’I kemi përgjithmonë, jo. Po ndodh një tranzicion momentalisht.”, ka përfunduar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat