Pacolli tregon se si u lidh koalicioni AKR-Nisma

Aktuale

Pacolli tregon se si u lidh koalicioni AKR-Nisma

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 22:33
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, është i ftuar sonte në emisionin Pressing në T7.

Pacolli ndër të tjera ka folur edhe për lidhjen e koalicionit AKR-NISMA sociale demokrate.

Lideri i AKR’së u pyet për debatet e shumta që kanë pasur mes vete në të kaluarën me liderin e Nismës, Fatmir Limaj.

“Me zotëri Limaj kemi folur gjithmonë lirshëm. Ai e ka thënë të vetën dhe unë timen. Andaj nuk ka pasur asnjë lloj bagazhi nga e kaluara”, ka thënë Pacolli.

Tutje ai tregon se si erdhi deri tek lidhja e koalicionit.

“Kemi menduar se dy partitë, të njejta nga madhësia, njëra nga qendra e djathtë me ide liberale tjetra e qendrës së djathtë me ide kejnsiane. Kemi menduar se programet mund të i harmonizojmë dhe po del shumë interesant puna e programit tonë.kemi ndarë opinionet dhe mund të konkludojmë se në shumicën e opinioneve kemi qenë unik”.

Pacolli thotë se pikëpamjet e tij janë gati 99% të njëjta me ato të Fatmir Limajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat