Pacolli: S’kemi vija të kuqe për PDK-në

Aktuale

Pacolli: S’kemi vija të kuqe për PDK-në

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 22:45
Behgjet Pacolli

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, sonte ka thënë se partia e tij nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt tjetër politik në vend.

Ai thotë se nuk beson që do të bisedohet për koalicion me katër partitë më të mëdha në vend.

‘’Ne  kemi punu me PDK dhe cdokush që ka qenë në këtë spektër, ka njëfar kontributi. Konsideroj se nuk duhet të nëvlerësohet puna e askujt. Por unë nuk besoj që do të ketë ndonjë bisedë tani me katër partitë e mëdha që janë të polariuzara totalisht. Jemi shumë mirë’’, ka thënë Pacolli.

Tutje, ai tregon se në vazhdim pritet t’I bashkohet edhe një parti tjetër koalicionit AKR-Nisma. Ai zbulon se do të ketë karakter multietnik.

‘’Mbrëmë na u ka bashku edh partia e Drejtësisë. Pritet edhe një parrti tjetër të aderojë në këtë koalicion. Ky koalicion ndoshta do ta ketë edhe një karakter multietnik.S’kemi vija të kuqe për askënd. Jemi të hapur’’, shtoi Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat