Haziri tregon “Vetingun” sipas VV-së: Ikin të Hashimit, për t’i sjellur të Albinit

Aktuale

Haziri tregon “Vetingun” sipas VV-së: Ikin të Hashimit, për t’i sjellur të Albinit

Nga: A.SH Më: 28 gusht 2019 Në ora: 23:06
Albin Kurti

Analisti politik, Nexhat Haziri ka treguar “vetingun” sipas LVV-së, ku nuk do të jetë diqka e re, sepse po të ikin ata të Hashim Thaçit do të vijnë të Albin Kurtit.

“Kjo më mirë do të ilustrohej me ata "t'Albinit" që do i ndiqnin dhe dënonin disa eksponent t'SHIK-ut (jo të gjithë se një pjesë e kanë të akomoduar në VV) dhe do t'i lironi kriminelin Muart Jasharin me shokë, anëtarët e organizatës terroriste "Syri i Popullit''. Rasti tjetër ku VV-ja flet për "vetingun" në polici, synimi i tyre është largimi i atyre policëve që i pengonin për të hyrë dhunshëm në ndërtesën e Kuvendit dhe avancimi i atyre policëve (grupin e milicisë së Rexhep Selimit) që ua mundësonin futjen e gazit dhe molotovit në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ai gjithashtu përkrah Vjosa Osmanin për kryeministre.

Postimi në Facebook:

"Vetingu" sipas VV-se

Sa here qe degjoj zyrtaret e VV-se tek sa flasin per "Vetingun", me kujtohet nje pergjigje e ish-amabasadorit amerikan ne Tirane Donald Lu, me pyetjen se cfare mendonte ai per procesin e "Vetingut" ne institucionet e drejtesise shqiptare. Ai u pergjigje: "Asgje te re, do ikin ca te Saliut, dhe do te vendosen ca te Rames". Dhe si duket ky ''yrnek" eshte marre edhe nga VV-ja, e cila ne rast se do te vije ne pushtet do i pastrojka institucionet e drejtesisw nga ata "t Hashimit", per t'i sjellur ata "t'Albinit". Apo kjo me mire do te ilistrohej me ata "t'Albinit" qe do i ndiqnin dhe denonin disa eksponent t'SHIK-ut (jo te gjithe se nje pjese e kane te akomoduar ne VV) dhe do t'i lironi kriminelin Muart Jasharin me shoke, anetaret e organizates teroriste "Syri i Popullit''. Rasti tjeter ku VV-ja flete per "vetingun" ne polici, synimi i tyre eshte largimi i atyre policeve qe i pengonin per te hyre dhunshem ne ndertesen e Kuvendit dhe avancimi i atyre policeve (grupin e milicise se Rexhep Selimit) qe ua mundesonin futjen e gazit dhe molotovit ne sallen e seancave te Kuvendit te Kosoves.Nje nga skenat me te llahtarshme, nese ju kujtohet ishtei kur Rexhep Selimi, se bashku me Daut Haradinajn, si dy cuba mali, tentonin t’ia heqnin masken mbrojtese nga gazi nje polici per ta identifikuar se kush eshte ai. Imagjinoni sikur ta identifikonin, cili do te ishte fati I ketij polici apo familjes se tij. Nga nje i dyshuar per varsje dhe nga nje i denuar per vrasje mund te presesh serish veprime te tilla, t’vrasjes, e qe per fatin e keq vetem nje shoqeri e padinitet pranon qe te tille te jene zeri i saj ne ate qe konsiderohet si “Tempulli i Demokracise” sic eshte institucioni i Kuvendit Pra, ky eshte “Vetingu” i VV-se ne drejtesi e polici.(n.h)
#MeVJOSEN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat