Pacolli tregon se si u ekstraduan turqit, thotë se Flamur Sefaj pagoi faturën e tjetërkujt

Aktuale

Pacolli tregon se si u ekstraduan turqit, thotë se Flamur Sefaj pagoi faturën e tjetërkujt

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 23:13
Behgjet Pacolli 

Kryetari i AKR’së Behgjet Pacolli ka folur edhe për ekstradimin e jashtëligjshëm të gjashtë shtetasve të Turqisë në vendin e tyre.

Ai e pranon se ka qenë gabim i gjithë procesi dhe se fajtorët duhet të vihen para drejtësisë.

“Fajtorët duhet të japin llogari. Por mund të them se Flamur Sefaj, një djalë shumë mirë i edukuar, pagoi faturën e tjetërkujt”, thotë kryetari i AKR’së.

Pacolli atë kohë mbante pozitën e Minsitrit të Punëve të Jashtme, ndërsa Flamur Sefaj ishte Ministër i Punëve të Brendshme. Sefaj ishte shkarkuar nga pozita e tij pas këtij skandali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat