Haki Abazi: Jo Vjosa, Kosova e sigurtë veç me Albinin kryeministër

Aktuale

Haki Abazi: Jo Vjosa, Kosova e sigurtë veç me Albinin kryeministër

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 10:19
Haki Abazi dhe Albin Kurti

Haki Abazi i aderuari i ri në Lëvizjen Vetëvendosje ka shkruar në Facebook rreth koalicionit LVV-LDK dhe se kush duhet të jetë Kryeministër. Sipas Abazit koalicioni qeverisës LVV-LDK me kryeministër Albin Kurtin është garancion për ndryshimin e madh në Kosovë.

“Koalicioni qeverisës LVV-LDK, me kryeministër Albin Kurtin është garancion për pastrimin e Kosovës dhe ndërtimin e standardit të qeverisjes dhe zhvillimit, pa korrupcion dhe pa nepotizëm”,ka shkruar Abazi.

Ai ka thënë se Vjosa Osmani ende nuk ka fuqi vendimmarrëse në LDK.

Tutje ai ka shtuar se koalicioni LVV-LDK me kryeministër Albin Kurtin nuk e duan vetëm kriminelët dhe kapësit e shtetit.

“Koalicionin me LVV dhe me kryeministër Albin Kurtin nuk e duan vetem kapësit e shtetit, të korruptuarit dhe kriminelët, atyre qe LVV kurrë nuk ju ka zgjatur as dorën as jetën. Dhe kurrë nuk ka votuar për ta”, ka shkruar Abazi.

Positmi i plotë:

Dita e madhe e fitorës për Kosovën apo dita e gabimit në hapa për LDK?!

Ështe koha për qartësi të plotë, është koha kur nuk duhet më të shtrohet pyetja se a do te kete vota te mjaftueshme apo kush nuk do të shkojë në parlament në momentin kritikë, është koha kur nuk duhet pyetur më nëse do të përkrahet kryeministri prej deputeteve të vetë dhe për kënd punojnë ata, nuk ka kohë Kosova që të futet në fazë ku përlloqja nëpërmjet interesave të së kaluarës e bën te mos ecë asnjë gjë para. Edhe ashtu jemi vone 20 vite dhe jemi keq . Është koha për kryeminisitër që nuk e ruan shpinën nga njerëzit e vet. Është koha për ndryshimin e madhë.

Koalicioni qeverisës LVV-LDK, me kryeministër Albin Kurtin është garancion për pastrimin e Kosovës dhe ndërtimin e standardit të qeverisjës dhe zhvillimit, pa korrupcion dhe pa nepotizëm. Jo pse Vjosa Osmani nuk do ta bëjë një gjë të tillë por që nuk është ende vendimarrese në LDK e aq më tepër që ne LDK ende ka individ të fuqishëm që kanë interesa pa fund në sistemin e PRONTOs, të shtetit të kapur, e që Kosova nuk duhet të vuaj pasojat e kesaj strukture mbrenda LDKs dhe fuqisë së sajë për ta sabotuar ndryshimin, agjenden reformuese dhe zhvillimore.

Koalicioni LVV-LDK, përmbledh vullnetin e gjithë Kosovës dhe diasporës, për të bërë vendin dhe për ta bërë shtetin.

Koalicioni LVV-LDK, i jep shansin LDK-së që të pastrohet nga elementet e PDK-së, që i ka brenda dhe që e kanë ndaluar zhvillimin e brendshëm, dhe e kanë detyruar LDK-në në të kaluarën të bëjë kompromise të dhimbëshme, dhe që kanë vonuar zhvillimin e LDK-së.

Koalicioni LVV-LDK, është shprehje e një vullneti të madh të qytetarëve të Kosovës, për të mirënjohur pjesën e LDK-së, që ka qenë konsistente në shtetndërtim, dhe nuk ka munguar në parlament kur është dashur të votohet si opozitë e bashkuar.

Koalicioni LVV-LDK, e përmirëson gabimin historik të zgjedhjes së Thacit president.

Koalicioni LVV-LDK, ka vendsour në heshtje të gjithë ata që kanë qenë promotorët dhe përfituesit e kapjës së shtetit.

Koalicioni LVV-LDK, garanton shërbim diplomatik profesional, me rezultate të matshme dhe përmbajtësore në politiken e jashtme.

Koalicioni LVV-LDK, garanton proces të hapur e transparent, dhe pa befasi në ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.

Koalicioni LVV-LDK, garanton zbardhjen e të gjitha vrasjeve politike, që janë kryer në Kosovë.

Koalicioni LVV-LDK, garanton integritet, agjendë zhvillimore, partneritet të shëndoshë me shtetet që e kanë njohur, dhe raport pozitiv e avancues të marrëdhënieve me ato shtete të cilat nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Koalcioni qeverisës LVV-LDK, do t’i japë zë hymnit të Kosovës. Nuk do të jemi qytetarë të shtetit memec.

Koalicionin me LVV dhe me kryeministër Albin Kurtin nuk e duan vetem kapësit e shtetit, të korruptuarit dhe kriminelët, atyre qe LVV kurrë nuk ju ka zgjatur as dorën as jetën. Dhe kurrë nuk ka votuar për ta.

Çdo vendim ndryshe nga të gjitha këtyre arësyje për koalicion, është votë për të vazhduar të keqën, për t'i dhënë mundësinë atyre që janë heshtur e strukur, nga frika e koalicionit që do ta kthej Kosovën mbarë, e shqiptarëve bashkë me të tjerët që jetojnë në Kosovë, do të ua kthej dinjitetin dhe arsyen për të qëndruar e për tu kthyer në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat