Po paralajmërohet fundi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Kjo pasi në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, mund të i japin fund karrierës politike të Thaçit në pushtet.
Prof. Dr. Binak Maxharraj përmes një postimi në Facebook, pohon se, ky është fundi i Hashim Thaçit.
Sipas tij, tashmë atij i dolën në dritë të gjitha rrenat dhe dallaveret.
Ai shton se, Kosovën tash do ta udhëheqin elita intelektuale së bashku me popullin.
“FUNDI I HASHIM THAÇIT.
Hashim Thaçit po i vjen fundi si president, po jep shpirtë, po i vjen fundi. I dolën për dritë të gjitha rrenat, dallaveret, dredhitë ndër më të turpshmet. Fatin e tij më 6 tetor po e merr në dorë elita intelektuale së bashku më popullin. Do të marr dënimin e merituar i cili e shkatërroi shtetin për dy dekada”, shkruan Maxharraj.