Babë e bijë në garë për deputetë, Ramiz Kelmendi me LDK-në, vajza me një parti tjetër

Aktuale

Babë e bijë në garë për deputetë, Ramiz Kelmendi me LDK-në, vajza me një parti tjetër

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 15:32
Ramiz Kelmendi

Biznesmeni i njohur nga Kosova, Ramiz Kelmendi do të jetë përsëri pjesë e këtyre zgjedhje. Ai ka treguar se do të kandidojë përsëri për deputet me LDK-në.

“Dega e Pejës i përcakton kandidatët, të cilët do të përfaqësojnë listat për deputetë. Kam qenë i njoftuar paraprakisht, por tashti e paskan shpallur”, ka thënë Kelmendi.

Befasi është se edhe një familjare e Kelmendit pritet të jetë pjesë e zgjedhjeve.

IO mëson se njëra nga vajzat e Ramiz Kelmendit, do të jetë kandidate për deputete nga radhët e PDK-së.

I pyetur nga Indeksonline lidhur me këtë çështje, Kelmendi ka thënë se ajo është e matur mundet dhe mund të kandidojë.

“Nuk e di për besë, vajza ime është e rritur, është e martuar mundet me kandidu”, tha Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat