Nisma e prish koalicionin me Vetëvendosjen në Prizren

Aktuale

Nisma e prish koalicionin me Vetëvendosjen në Prizren

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 17:18
Mytaher Haskuka

Nisma Socialdemokrate i ka dhënë fund koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren. Nisma ankohet se kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, ka komunikuar me partnerët vetëm në rrjete sociale dhe se i ka shpërfillur.

“Veprimet prej një infantili politik të Mytaher Haskuka dhe komunikimi përmes rrjeteve sociale në raport me Nismën Socialdemokrate dega në Prizren si partner i koalicionit, angazhimi i të cilës në zgjedhjet lokale ishte vendimtar që ai të jetë i pari Prizrenit, nga sot e bënë të pamundur qeverisjen me të”, thuhet në Komunikatën për Medie nga Nisma Socialdemokrate në Prizren.

“Arsyetimi për veprimin e tij fëmijëror veç s se e vërteton atë që ne dhe qytetarët, ka kohë që kemi filluar ta kuptojmë se Prizreni ka kryetar një person që nuk është vetvetja dhe që menaxhohet e dirigjohet nga “komisar politik” të cilët nuk i bëjnë nder kulturës politike dhe institucionale të qytetit tonë!

Konkursi i fundit në DKA që udhëheqtë z. Gërmizaj ishte në përputhje me Ligjin e Arsimit Para universitar, Ligjin e Punës si dhe U.A 07/2017, prandaj për dilemat që janë shfaqur lidhur me këtë proces është kërkuar opinion nga MASHT-ti dhe MPMS, të cilat i kanë dhënë opinion pozitiv në vazhdimin e procesit të konkursit drejtorit Gërmizaj.

Presionet dhe kërkesat e jashtëligjshme lidhur me konkursin, nga Mytaher Haskuka dhe klanit që e rrethon, që z.Gërmizaj të ndikoj te komisionet për logari të personave që nuk i plotësonin kushtet dhe nuk kishin përgatitje profesionale ishte i papranuar për përfaqësuesin e Nismës Socialdemokrate z.Gani Gërmizaj, sepse ai aty ishte që të respektonte ligjin dhe më të mirët e jo të plotësonte dëshirat e sëmura të individëve të papërgjegjshëm.

Drejtori i DKA-së në Prizren Gani Gërmizaj ka pasur mendim ndryshe nga z. Haskuka , i cili për afër 1 vit jashtë ligjshem i mbanë 5 UD në shkolla, po ashtu ai nuk është pajtuar që ata të jenë pjesë e komisioneve përzgjedhëse për rekrutimin e punëtorëve të arsimit të dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe shumë tjerë të cilët janë nëpër procese gjyqësore, e që për fatin e keq, për z.Haskuka nuk paraqesin ndonjë problem.

Nisma Socialdemokrate dega në Prizren mendon se kandidatët që janë nënshtruar precedurave të konkursit në DKA dhe komisionet i kanë vlersuar, të hënën duhet të dalin dhe t’i hapin dyert e shkollave dhe ti presin nxënësit, njē numër i madh i tyre me shumë gëzim presin të ulen për herë të parë në bankat shkollore e për të cilën Mytaher Haskuka dhe klani i tij as që e kanë idenë se çka dmth kjo!

NISMA në Prizren, sikurse deri sot në pushtet edhe në opozit do të vazhdoi të mbetet e sinqertë korrekte, besnike me partner dhe bashkëpunëtor si dhe në shërbim të qytetarve”, thuhet në Komunikatën për Medie nga Nisma Socialdemokrate në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat