Labinot Tahiri: Jam ushtar i Ramush Haradinajt në politikë

Aktuale

Labinot Tahiri: Jam ushtar i Ramush Haradinajt në politikë

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 19:36
Labinot Tahiri dhe Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot është me një anëtar më shumë. Labinot Tahiri, deri dje në AKR, sot është pjesë e AAK’së. Në një tubim me simpatizantë të AAK’së, Tahiri ka thënë se nuk ka arritur që të jetë ushtar i Haradinajt gjatë viteve 1999, por është ushtar i Haradinajt në politikë.

“E kam pritur këtë moment por e kam mbajtur në heshtje. Nuk kam qenë ushtar i Haradinajt më 1999 por ushtar i tij në politikë” tha Tahiri duke shtuar se “me nder e krenari do të vazhdojmë së bashku”.

Tahiri gjithashtu ka thënë se Haradinajn nuk e quan si “ish-kryeministër por kryeministër në vazhdimësi”.

Ai gjithashtu shtoi se e do Haradinajn so politikan por edhe si njeri që e ka çliruar atdheun, të cilin nuk arriti ta mposhtë Serbia, Rusia e as politikanët e Kosovës.

“Nuk e kam dashur si politikan, por si njeri që e ka çliruar atdheun e fëmijëve të mi që e gëzojmë sot. Ramush Haradinajn nuk e mposhti as Serbia, as Rusia, as një politikan në Kosovë e as gjyqet e ndalesat e ndryshme” tha Tahiri.

Ai madje i bëri thirrje kreut të AAK’së që të vazhdojë në të njëjtën mënyrë si deri tani.

“E lus të vazhdojë kështu e të mos rrëzohet asnjëherë. Të vazhdojë me neve e gjithë popullin që është vetëdijesuar që ta ndërtojë ardhmërinë këtu e të mos dalë rinia jashtë” tha ai.

Labinot Tahiri ka qenë pjesë e partisë së Behgjet Pacollit, e që nga sot rrugëtimin e tij politik e vazhdon me Ramush Haradinajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat