Krasniqi: PDK-ja e vetme e mund LDK-në dhe Vetëvendosjen

Aktuale

Krasniqi: PDK-ja e vetme e mund LDK-në dhe Vetëvendosjen

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 21:26
Memli Krasniqi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij e mund LDK-në dhe Vetëvendosjen.

Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës tha se që nga viti 2008 kauza e të gjitha partive politike ka qenë kundër PDK.

Kjo sipas Krasniqit flet se partitë tjera nuk kanë kauzë e as program por vetëm që ta largojnë PDK nga pushteti dhe sa për ta marr pushtetin.

Krasniqi tha se PDK me Dekadën e Re ka një vizion për shtetndërtimin e vendit.

Bashkë me Krasniqin në debat përballë analistëve po merr pjesë edhe nënkryetari Uran Ismaili i cili tha se gjithnjë ka pasur një front i partive tjera kundër PDK.

Sipas Ismailit dallimi i PDK është se partitë opozitare i kanë harruar parimet dhe po bëjnë çmos që të bëhen bashkë dhe kundër PDK.

Fakti që dy parti politike sipas Ismailit ulen dhe tentojnë të bëjnë një koalicion parazgjedhor tregon se PDK i mund të dyjave veç e veç.

Sipas tij këto parti në opozitë kanë frikë të garojnë të vetme.T7

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat