Ismaili: PDK është e vendosur në luftën kundër korrupsionit

Aktuale

Ismaili: PDK është e vendosur në luftën kundër korrupsionit

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 21:39
Uran Ismaili

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka thënë se partia e tij është e vendosur në luftën kundër korrupsionit.

Zyrtari i lartë i PDK-së, Uran Ismaili në debatin përballë analistëve në T7 tha se partia e tij ka filluar luftën kundër korrupsionit.

Ismaili ka përmendur rastin e blerjeve të barnave për miliona euro më lirë sesa paraardhësit e tij.

“Ne e kemi parë se duke e luftuar korrupsionin arrijmë vlerë të re në qeverisje dhe kthim të besimit tek qytetarët. Brenda vitit janë kursyer 17 milionë euro nga blerja e barnave”, tha Ismaili. Sipas tij këtë gjendje e kanë krijuar të gjitha partitë politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat