Rron Gjinovci e lëshon studion, Krasniqi e Ismaili nuk i përgjigjen në pyetje

Aktuale

Rron Gjinovci e lëshon studion, Krasniqi e Ismaili nuk i përgjigjen në pyetje

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 21:43
Pajme nga studio

Aktivisiti qytetar, Rron Gjinovci, ka lëshuar studion e emisionit Pressing të televizionit T7 në shenjë proteste pasi që nënkryetarët e PDK’së, Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili, nuk i përgjigjeshin atij në pyetjet e shtruara.

Rron Gjinovci, pyeti mysafirët se si mund ta luftojnë ata kapjen e shtetit kur Adem Grabovci është në Këshill Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas Gjinovcit, Adem Grabovci është “krye-kapësi i shtetit të Kosovës”

Gjinovci e lëshoi studion në shenjë proteste për shkak se nuk morri përgjigje nga të ftuarit.;

Në emisionin Pressing, sonte janë të ftuar Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili, të cilët përballen përballë Lekë Musës, Blerim Velës, Rron Gjinovcit, Donika Eminit dhe Berat Buzhalës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat