Jeton Zogiani: Aderova në AAK sepse Ramushi na mundësoi të harrojmë shijen e produkteve serbe

Aktuale

Jeton Zogiani: Aderova në AAK sepse Ramushi na mundësoi të harrojmë shijen e produkteve serbe

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 21:57
Jeton Zogiani

Të shumta janë aderimet e personaliteteve të ndryshme nga fusha e show biznesit në parti politike në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Aktori dhe producenti Jeton Zogiani ka thënë se taksa që Haradinaj vendosi ndaj produkteve serbe ishte ndër arsyet kryesore pse ai ka aderuar në AAK.

Zogiani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se as Vetëvendosjes nuk mund t’i mohohen meritat kur kishte përmbysur kamionët me mallra serbe, por sipas tij ai aksion ishte i një partie opozitare dhe nuk ishte institucional siç e bëri Haradinaj.

“Vendosja e taksës është veprim kryekëput institucional. Kjo është njëra nga arsyet pse kjo taksë na ka hapur sytë dhe na ka bërë të harrojmë shijen e produkteve [serbe]” që janë linja të veçanta për Kosovën”.

Aderimi i ri i AAK-së thotë se është e pabesueshme që të njëjta produkte në Kosovë kanë çmime shumë të lira ndërsa në rajon kanë çmime tjera më të larta.

“Ne kemi produkte shumë të mira me të cilat kemi për t’i zëvendësuar shumë shpejt produktet serbe”, tha ndër të tjera Jeton Zogiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat