29 vite nga vizita e delegacionit të senatit amerikan në krye me Bob Dole

Aktuale

29 vite nga vizita e delegacionit të senatit amerikan në krye me Bob Dole

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 22:33
Foto nga arkivi

Sot janë bërë 29 vite nga dita kur Kosovën e vizitoj delegacioni i senatit amerikan në krye me senatorin, Bob Dole.

Veprimtari i LDK-së, Alush Gashi postoi një fotografi të delegacionit amerikan me presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, transmeton Indeksonline.

Ai e cilësoi këtë vizitë si ditë kthese drejt Kosovës së pavarur.

Për më shumë lexojeni postimin e tij:

Sot bëhen 29 vite nga vizita e delegacionit të senatit Amerikan me kreun e delegacionit senatorin Bob Dole. Kjo ditë ishte ditë kthese drejt Kosovës së pavarur. Vizita u realizua falë politikës të pranueshme që udhëhiqte Presidenti Rugova dhe falë angazhimit të atdhetarëve të shumtë si Harry Bajraktari , Xhim Xhema, Sami Repishti etj.

Së bashku në këtë foto me Senatorin Dole dhe Presidentin Rugova.

Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqtë tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat