Hamza: Fondi prej 6 milonë eurove i është ndarë KQZ’së për zgjedhje

Aktuale

Hamza: Fondi prej 6 milonë eurove i është ndarë KQZ’së për zgjedhje

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 22:56
Bedri Hamza

Ministri i Financave në largim, Bedri Hamza ka thënë se është ndarë fondi për zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan Periskopi.

Hamza tha se ky fond i ndarë për KQZ’në është afro 6 milionë euro.

“Ne veç ja kemi dhënë paret KQZ’së, nuk mundemi me rreziku kualitetin e zgjedhjeve, është një këreksë rreth 6 milionë euro, ne e kemi nda fondin dhe janë kriju të gjitha parakushtet për më u zhvillu një proces i mirë i zgjedhjeve”, tha ai.

Tutje, Hamza tha se Ministria e Financave ka menduar për këtë çështje.

“Ne kemi qenë të vetmit që kemi mendu për këtë çështje, në kuadër të Ministrisë së Financave i kemi rregullu këtë punë, dhe falë kësaj nuk jemi në situatë kur nuk kishim me pasë mjete për mos me u organizu zgjedhjet”, tha Hamza.

Kujtojmë që zgjedhjet do të mbahen me 6 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat