Thirrja e Abazit për diasporën shqiptare: Shpërndaje, le ta dijë i madh e i vogël!

Aktuale

Thirrja e Abazit për diasporën shqiptare: Shpërndaje, le ta dijë i madh e i vogël!

Nga: N.Sh Më: 30 gusht 2019 Në ora: 12:01
Haki Abazi

Haki Abazi i cili e ka zyrtarizuar kalimin e tij në politikë në Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë një thirrje publike për diasporën shqiptare.

Abazi përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga diaspora që të regjistrohen për të votuar, ndërsa të tjerët i ka ftuar që të vijnë për vikend në Kosovë, për të votuar dhe për të festuar.

“E dashur diasporë që nga sot fillon regjistrimi për të votuar, vazhdon afati deri më 10 Shtator.

Ju të tjerët ejani për vikend edhe përmbyllim fushatën edhe votojmë edhe festojmë!

Bashkë mundemi me Lëviz, bashkë fitojmë, bashkë i themi Jo të keqës, bashkë e bëjmë shtetin.

**shpërndaje të lutem, i madh e i vogël le ta dijë**”, shkruan Abazi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat