Haziri: Oferta e Kurtit është joserioze dhe e pakuptimtë

Aktuale

Haziri: Oferta e Kurtit është joserioze dhe e pakuptimtë

Nga: D.RR Më: 30 gusht 2019 Në ora: 16:00
LDK

Lideri i VV-së, Albin Kurti, i ka dërguar sot një ofertë LDK-së, ku në të thuhet se ai kandidatë që fiton më shumë vota, të bëhet kryeministër.

E këtë e ka komentuar analisti Nexhat Haziri, ku sipas tij, oferta e Kurtit është joserioze dhe e pakuptimtë.

Haziri në Facebook ka shkruar se kjo do të zhvendoste garën brenda një liste.

Postimi i plotë:

Oferta e fundit e Albin Kurtit drejtuar Isa Mustafes per koalicion, eshte jo serioze dhe e pakuptimt. Arsyeja: Do ta zhvendoste garen mbrenda nje liste, e jo me partite apo koalicionet e tjera garuese ne zgjedhjet e 6 Tetorit, cka do te sillte edhe mosmarreveshje edhe ne strukturat e koalicionit eventual te perbera nga te dy partite, paqartesi ne votim, dhe jostabilitet te koalicionit pas perfundimit te zgjedhjeve. Albini nga ambicja e madhe per pushtet, me kete oferte tregon se ai e ka humbur arsyen e sjelljes politike si nje lider.(n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat