Adem Salihaj: LDK dhe VV nuk duhet ta lëshojnë shansin historik për të bërë kthesë të madhe

Aktuale

Adem Salihaj: LDK dhe VV nuk duhet ta lëshojnë shansin historik për të bërë kthesë të madhe

Nga: N.Sh Më: 30 gusht 2019 Në ora: 18:46
Adem Salihaj

Ish-deputeti i Kosovës, Adem Salihaj nga LDK-ja thotë se partia e tij dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet me leshu shansin historik për të bërë kthesën e madhe.

Salihaj përmes një shkrimi dërguar gazetës “Bota sot”, pohon se, sot është momenti i fundit që këto dy subjekte politike të arrijnë një marrëveshje për koalicion.

Ai thotë se posti i kryeministrit nuk duhet të bëhet pengesë dhe interesat e Kosovës janë më të mëdha sesa kaq.

Ja shkrimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet ta lëshojnë shansin historik për të bërë kthesë në Kosovë

Sot është momenti i fundit që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje ta arrijnë një marrëveshje për koalicion. Ky koalicion do të ishte shansi i vetëm i Kosovës për ta bërë një kthesë dhe për ta kthyer Kosovën kah një e ardhme e mirë dhe e sigurtë.

Posti i kryeministrit nuk duhet pengesë, interesat e Kosovës janë më të mëdha se kaq.

Duke marrë parasysh se mund të arrihet një koalicion më afatgjatë, atëherë këtë mandat ta udhëheq qeverinë LDK-ja, kurse mandatin tjetër Vetëvendosja. Ketë mandat Vetëvendosja mund ta marrë postin e kryetarit të kuvendit dhe të Presidentit të Kosovës, të cilat VV ia kishte propozuar më parë LDK-së. Në mandatin tjetër mund të ndërrohen rolet. Pra, asgjë nuk është e paarritshme, vetëm duhet vullnet për këtë.

Shpresoj se nuk do të lëshohet ky shans, mund të jetë shans i papërsëritshem për të dy partitë dhe për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat