NISMA dhe AKR dorëzojnë koalicionin në KQZ

Aktuale

NISMA dhe AKR dorëzojnë koalicionin në KQZ

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 19:31
Nisma dhe AKR

Po hymë në orët e fundit të mbylljes së afatit për krijimin e koalicioneve parazgjedhore të 6 tetorit.

Këshilli Qëndror Zgjedhor sot ka raportuar se ende nuk kanë pranuar asnjë koalicion.

Mirëpo lajmi.net nga burimet e veta mëson se koalicioni Nisma për Kosovën, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë kanë dërguar zyrtarisht para pak çastesh koalicionin në KQZ.

Ky është koalicioni i parë që dorëzohet në KQZ, derisa koalicioni tjetër mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokratke ende nuk e kanë bërë të njëjtën.

Deri më tani koalicion tjetër i dorëzuar në KQZ është edhe ai Vakat. Ky koalicion është deklaruar nga 3 Parti Politike nga radhët e komunitetit boshnjak: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat