Molliqaj: Derisa të tjerët po shtyhen për pozitë, koalicioni ynë po mobilizohet për fitore

Aktuale

Molliqaj: Derisa të tjerët po shtyhen për pozitë, koalicioni ynë po mobilizohet për fitore

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 22:36
Dardan Molliqaj

Ish deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka vazhduar  me promovimin e aktiviteteve zgjedhore  të partisë së tij.

Derisa ka dhënë lajmin për mobilzimin e strukturave të PSD-së në Gjilan  Kamenicë, Podujevë, Obiliq e Fushë Kosovë, ai ka gjetur kohë edhe për të thumbuar ish bashkëpartiakët e tij nga VV-ja.

Molliqaj ka shkruar se “Derisa të tjerët po shtyhen për pozitë, koalicioni ynë po mobilizohet për fitore”.

“Dje ishim në Gjilan e Kamenicë, sot në Podujevë, Obiliq e Fushë Kosovë. Ditëve të ardhshme do të mobilizohemi anembanë Kosovës.

Gjithandej strukturat e PSD dhe AAK po bëhen bashkë e po mobilizohen.

Derisa të tjerët po shtyhen për pozitë, koalicioni ynë po mobilizohet për fitore ?

100% për Kosovën!
100% për njerëzit!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat