Endrit Shala: Ne, jemi koalicioni determinues i këtyre zgjedhjeve

Aktuale

Endrit Shala: Ne, jemi koalicioni determinues i këtyre zgjedhjeve

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 23:19
Endrit Shala

Zyrtari i lartë i Nismës, Endrit Shala pasi ka dorëzuar në KQZ, listën e koalicionit Nisma-AKR- PD ka theksuar se ata janë përcaktues të zgjedhjeve.

Ai ka theksuar se kandidati për kryeministër i koalicionit, Fatmir Limaj është njeriu u vendimeve.

Shënimi i plotë i Shalës:

Sonte, dorëzuam aplikacionin e koalicionit NISMA, AKR dhe PD. Ky koalicion është më stabili, koalicioni determinues i këtyre zgjedhjeve, është koalicioni zhvillimit dhe i republikës.

Kandidati ynë për Kryeministër është njeriu i vendimeve, njeriu që kudo që ka qenë ka krijuar histori dhe ka gjetur zgjidhje. Ai do të jetë njeriu që do ta mbaron procesin shtetformues, ai do të jetë njeriu që do të ketë fokus kryesor zhvillimin ekonomik të vendit.

Na priftë e mbara!

E.SH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat