Për t’u bërë pjesë e Kuvendit, partitë duhet kaluar pragun zgjedhor prej 5 për qind

Aktuale

Për t’u bërë pjesë e Kuvendit, partitë duhet kaluar pragun zgjedhor prej 5 për qind

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 07:04
Kuvendi i Kosovës

Mbrëmë në ora 24:00 përfundon afati i regjistrimit të koalicioneve parazgjedhore në Komisionin Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, përfshi koalicionet politike, partitë si të vetme, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur të komunitetit shqiptar, duhet të kalojnë pragun zgjedhor prej 5% të votave të përgjithshme, që të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Komunitetet joshumicë, nuk e kanë të obliguar pragun zgjedhor, ndërsa i kanë të garantuara edhe 20 vende në Kuvendin e Republikë së Kosovës.

Pragu prej 5% është kritikuar shumë herë nga subjektet e vogla politike, iniciativat qytetare dhe nga personat e pavarur, ku është kërkuar që të ndryshohet Ligji për zgjedhje, duke sugjeruar që pragu zgjedhor për subjekte politike të ulët në 3%, kurse për kandidatët e pavarur të ulet nën 3%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat