Isa Mustafa flet përsëri për koalicionin me Vetëvendosjen, ja çfarë premton

Aktuale

Isa Mustafa flet përsëri për koalicionin me Vetëvendosjen, ja çfarë premton

Nga: D.RR Më: 31 gusht 2019 Në ora: 10:11
Isa Mustafa

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, e ka komentuar garën që do të fillojë nga sot për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai ka folur edhe për Vetëvendosjen, ku thotë se do të vazhdojë të punojë të rrumbullakësojmë koalicionin paszgjedhor, në kushte të respektimit reciprok.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi qytetarë të nderuar,
Nga sot fillon gara e vërtetë. Kush nga partitë, LDK, VV, PDK dhe kush nga koalicionet, Nisma-AKR- PD apo AAK-PSD, sikurse edhe koalicionet e komuniteteve joshumicë do të kenë përkrahje më të madhe qytetare.
Nga Kuvendi i LDK-së, më 3 gusht, u kamë bërë ftesë publike partive më të mëdha që të matemi veç e veç në zgjedhje.
Zgjedhje të vërteta janë vetëm ato, për fatin e të cilave vendosin qytetarët dhe jo koalicionet parazgjedhore.
Bashkërenditja e opozitarizmit me VV dhe bisedat për të qeverisur bashk, na kanë ofruar për shumë interese të vendit. Prandaj, me përkushtim do të vazhdoj të punojë të rrumbullakësojmë koalicionin paszgjedhor, në kushte të respektimit reciprok.
LDK me tërë potencialin e saj do të punojë për ç‘kapjen e shtetit dhe dekriminalizimin e tij, ta zhvillojë ekonominë e të hap vende pune; të rikthejë partneritetin me BE dhe SHBA.
Koalicioni ynë i parë është me qytetarin!
E keni LDK-në! Kandidaten e LDK-së për Kryeministre dhe ekipin që s’e ka askush. Së bashku me ju që e doni shtetin tonë, sot shfletojmë faqen e Re! IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat