Zëvendëskryetari i PDK’së lëshon akuza ndaj rivalëve: Të tjerët i bën bashkë frika e i ndan interesi

Aktuale

Zëvendëskryetari i PDK’së lëshon akuza ndaj rivalëve: Të tjerët i bën bashkë frika e i ndan interesi

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 10:47
PDK

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka lëshuar akuza ndaj partive të tjera, duke thënë se i bën bashkë frika dhe i ndan interesi i ngushtë.

Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë se PDK’ja do ta çrrënjosë korrupsionin e nepotizmin.

“Derisa të tjerët i bën bashkë frika dhe i ndan interesi i ngushtë, neve na veçon guximi dhe na bashkon besimi në fitoren e sigurt. Me popullin dhe Kadri Veselin Kryeministër, PDK-ja do ta çrrënjosë korrupsionin e nepotizmin dhe do të krijojë perspektivë të ndritur për të gjithë”, ka shkruar Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat