Miftaraj zbulon pse LDK nuk bëri koalicion me VV-në, ia përmend dashurinë ndaj PDK-së

Aktuale

Miftaraj zbulon pse LDK nuk bëri koalicion me VV-në, ia përmend dashurinë ndaj PDK-së

Nga: G.B Më: 31 gusht 2019 Në ora: 13:27
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka komentuar arsyet pse nuk ndodhi koalicioni në mes të LDK-së dhe VV, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se VV i propozoi LDK-së duke menduar se është beqare, e kësaj të fundit nuk është se nuk do t’i kishte pëlqyer një aventurë me VV-në, por pasi është prej kohësh në lidhje dashurie me PDK-në, nuk pati guxim ta tradhtojë atë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Pse nuk ndodhi koalicioni VV dhe LDK, me gjuhe popullore besoj kjo eshte pergjigjja:

1. VV i propozoi LDK-se, duke besuar se LDK eshte single.

2. LDK-se nuk eshte se nuk do ti kishte pelqyer nje aventure me VV.

3. Por fakti se LDK ka nje lidhje te gjate dashurie me PDK, ne mes te propozimit me dashuriqken e re dhe me dashurine e vjeter, LDK si duket edhe kesaj here nuk paten guxim ta tradhtojne dashurine e vjeter te quajtur PDK, dhe si duket tanime te perjetshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat