Fisnik Ismajli tregon se a do të jetë në listën e kandidatëve për deputet

Aktuale

Fisnik Ismajli tregon se a do të jetë në listën e kandidatëve për deputet

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 15:00
Fisnik Ismajli

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti në një intervistë deri sa përmende emrat  disa nga kandidatët për deputetë të partisë së tij harroi Fisnik Ismajlin dhe Frashër Krasniqin.

Në media u raportua se ka mundësi që këta dy të mos jenë fare në listë.

Krasniqi doli dhe sqaroi se do të jetë në listë dhe se Ahmeti ka harruar ta përmende.

Indeksonline kontaktoi me Fisnik Ismajlin për ta pyetur se a do të jetë kandidatë për deputetë.

“… Nëse e keni se ka harruar Shpendi me na përmendë mua e Frashërin në emision, atëherë tregon në emisionin tjetër. E kam konfirmuar edhe në Facebook se do të kandidoj këtë herë.”, u shprehë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat