Hoxhaj: Gjithnjë e më shumë entuziazëm tek anëtarët e PDK-së

Aktuale

Hoxhaj: Gjithnjë e më shumë entuziazëm tek anëtarët e PDK-së

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 18:01
Enver Hoxhaj

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se në partinë e tij ka gjithnjë e më shumë entuziazëm.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se  entuziazmi ka kapluar të gjitha komunat e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Këto komente, Hoxhaj i bëri me rastin e vizitës në Klinë bashkë me kryetarin e partisë, Kadri Veseli.

Ky është postimi i tij i plotë:

Gjithnjë e më shumë entuziazëm dhe vendosmëri tek aktivistët dhe anëtarët e PDK-së në të gjitha komunat e Kosovës. Sot, në Klinë bashkë me Kadri Veselin kemi parë dhe ndier dekadën e re në degën e PDK-së, degë e udhëhequr me vullnet të madh nga Sokol Bashota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat