Alarmon Milaim Zeka: Thotë se po kërcënohet, ja nga kush

Aktuale

Alarmon Milaim Zeka: Thotë se po kërcënohet, ja nga kush

Nga: N.H Më: 31 gusht 2019 Në ora: 19:33
Milaim Zeka

Kryetari i PEK-ut dhe ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka zbuluar se anëtarë të subjektit të tij janë duke u kërcënuar.

Sipas Zekës, këto kërcënime në drejtim të tij janë duke ardhur nga bandat e partive politike.

Ndërsa, në fund, Zeka porosit që të ndalet të gjitha këto, pasi, sipas tij, është lodhur edhe vendi.

Ja shkrimi i tij:

Kane fillu kercenimet nga bandat e quajtura parti politike

Shoferi i njerit, e merr nje luftetar real te Gjakoves, edhe i thote: “Qysh na le neve e shkove me Partine Euroatlantike te Kosoves? Çka po mendon ti keshtu?”

Kete luftetarin real, keta tuxharte e luftes, e kane lane pa pune, pa buke, pa cigare. Te une ka ardhe vetem pse beson ne idealet e mia!

Edhe ne Abri, fshatin tim te lindjes, kane fillu me kercenime. Ky fshat, i madh e i vogel kane qene ne lufte. Pas luftes, me perjashtim te nja pese profiterave, te gjithe te tjeret jane lene anash.

Leni more kercenimet e shantazhet se boll ma, e keni lodhe kete vend!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat