Gani Geci vjen me një paralajmërim për Albin Kurtin: Ja se çfarë i përmend liderit të VV-së

Aktuale

Gani Geci vjen me një paralajmërim për Albin Kurtin: Ja se çfarë i përmend liderit të VV-së

Nga: N.H Më: 1 shtator 2019 Në ora: 16:42
Albin Kurti dhe Gani Geci

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, përmes një komenti në Facebook, ka bërë një kërkesë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka kërkuar nga partia e Albin Kurtit që të punojnë më shumë për zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor të këtij viti si subjekt i vetëm, dhe jo sipas tij të “kokorizni” për mosarritjen e një koalcioni.

Geci mes të tjerave në komentin e tij paralajmëron Lëvizjen Vetëvendosje se po merren më shumë me LDK-në, ndërsa, kjo sipas ish-deputetit jep me kuptu se nuk janë kundër PDK-së.

“U kry oferta tash tanë vetmas jemi në garë, grahni punës mos e kokorizni ofertën, se sa më shumë që po merrni me LDK-në, po jepni me kuptu se nuk jeni kundër PDK-së”, shkruan Geci.

Image

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 6 tetor të këtij viti, fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë nga 25 shtator deri më 4 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat