Erdhi nga Londra për t`iu bashkuar Vetëvendosjes, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare numëron arsyet

Aktuale

Erdhi nga Londra për t`iu bashkuar Vetëvendosjes, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare numëron arsyet

Nga: V.R Më: 1 shtator 2019 Në ora: 16:50
Daut Dauti Albin Kurti

Publicisti dhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe jo vetëm, Daut Dauti, i sapo aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje, në një intervist ekskluzive për ‘’Bota sot’’, ka thënë se është momenti i fundit që gjërat të ndryshojnë për të mirë.

Kosova, vazhdon të jetë një nga vendet më të varfëra në Evropë. Ai, ndër të tjera, tha se qytetarët e Kosovës, vijojnë ta mbahen nga ndihmat e bashkëatdhetarëve. Dhe përmendi arsye të tjerat që detyrojnë të ndodh ndryshimi i menjëhershëm.

‘’Kosova është vendi më i varfër në Evropë. Kosova duket mirë për shkak ndoshta ndihmave nga jashtë që merr nga bashkëatdhetarët tanë që janë në diasporë dhe kjo duket që e lehtëson jetën por në fakt me kushtet moderne qeveria nuk krijon vende të punës. Qeveria krijon kushte për investime nga jashtë. Këto qeveritë e mëparshme që ishin,  për fat të keq e kanë mbyll rrugën e qarkullimit të lirshëm të parasë. E kanë mbyll edhe tregun e punës duke e orientuar kah familjet e tyne, kahë vetë ata, kahë farefisi e të gjithë personave që kanë të bëjnë me ta’’, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat