Haradinaj: Brahimaj do të mbahet mend si luftëtar i shquar shqiptar

Aktuale

Haradinaj: Brahimaj do të mbahet mend si luftëtar i shquar shqiptar

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka nderuar Heroin e Kosovës Naser Brahimaj, në ditën e tij të lindjes.

“Me nderim kujtoj sot Heroin e Kosovës, Naser Brahimaj, në ditën e tij të lindjes. Ai do të mbahet mend si burrë i zoti, luftëtar i shquar shqiptar dhe një ndër nismëtarët e luftës për liri. I përjetshëm kujtimi për të”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, Naser Brahimaj është njëri prej figurave më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo vetëm në fshatin Shqiponjë e Dukagjin, por edhe në fushëbeteja të tjera anë e kënd Kosovës, duke qenë njëri ndër nismëtarët e luftës për liri dhe pavarësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat