Premtimet e partive politike për rritjen e buxhetit: Përmenden shifra deri në 3 miliard euro

Aktuale

Premtimet e partive politike për rritjen e buxhetit: Përmenden shifra deri në 3 miliard euro

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 07:39
Ilustrim

Projektime miliardëshe do të prezantohen në këtë fushatë parazgjedhore, nga partitë politike që garojnë për zgjedhjet e 6 tetorit. Ministri i deritashëm i Financave, Bedri Hamza, i PDK-së, thotë se buxheti për vitin 2020, i paraparë nga kjo parti,  do të jetë real dhe i planifikuar mirë. Por, ai heziton të tregojë se çfarë buxheti do t’i   prezantohet Qeverisë për vitin e ardhshëm.“Buxheti i Kosovës do të jetë në përputhje me rritjen ekonomike, i kam shifrat, …këto në mënyrë profesionale t’i dhash sigurishtë se detajisht do t’i shpalosim, por nëse thotë dikush 3 miliardë, është e lehtë me thënë tjetri 3.5, e 3.6, …jo mund të thoni 2.7. Ndoshta del edhe mbi 3 miliardë, por duhet me pas kujdes borxhin publik””, tha Bedri Hamza Ministër i Financave në detyrë.

Për dallim nga Hamza, ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti i LDK-së, nuk i duket problem të premtojë se nëse partia e tij do të jetë fituese e zgjedhjeve do të ofrojë buxhet të planifikuar prej 3 miliardë eurosh për vitin 2020.

“Jam i bindur se që ne do të dorëzojmë një buxhet që kap shifren 3 miliardë euro, sepse duke luftuar informalitetin, lehtësishtë mund të dorëzohet një buxhet pre 3 miliardë euro dhe pa ju rënë në qfaë fare bizneseve, përkundrazi vetëm duke kriju një ambientë ku të gjitha bizneset ndihen të barabarta”, thotë për RTK Avdullah Hoti Ish- ministër i Financave nga LDK.Një tjetër ish-ministër i Financave, Haki Shatri i AAK-së, thotë se buxheti nuk mund të rritet në 3 miliardë euro për vitin e ardhshëm.

“Me qenëse po kërkoni mendim profesional jo politikë, po du me ditë. këtu ka numra. a kanë mendu kufijtë e shpenzimet apo të hyrat. Përndryshe, kufijtë e planifikuar nuk mund të rriten nga 1.950 milinë euro në 3 miliardë se im bjen 33 % me rritë. por me luftim të evazionit fiskal, mund të rritet buxheti për 250 milionë euro të reja, pa shtuar normat e tatimeve”, tha Haki Shatri Ish Ministri i Financave nga  AAK.

Kurse ekonomisti Hekuran Murati, i cili së fundi u bë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk dëshiron të flasë për shifra të tilla. Thotë se buxheti duhet të planifikohet siç duhet.

“Për çudi buxheti 3 miliardë mund të arrihet nëse rriten tatime, nuk është esenca me mbrri shifrën 3 miliardë, por duhet të dihet për çka po i shpenzon ato 3 miliardë. Së pari duhet të me u ul, kushdo që është në koalicion, edhe me shiku çka po dojmë me ba, ku po dojmë m’i shpenzu paratë, dhe tek pastaj e dimë ku mund të mbrrimë, aktualisht duhet të punojmë me buxhetin ekzistues”, thotë Hekuran Murati ekonomist i Vetëvendosjes.Ndryshe buxheti i këtij viti ishte 2.3 miliardë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat