“Duartrokitja e juaj pa invencion nëpër fushata, u shndërron në turmë amorfe, e jo në votues potencial”

Aktuale

“Duartrokitja e juaj pa invencion nëpër fushata, u shndërron në turmë amorfe, e jo në votues potencial”

Nga: A.SH Më: 2 shtator 2019 Në ora: 14:32
Fadil Maloku

Ende pa filluar zyrtarisht fushata kandidatët për Kryeministër të partive në vend kanë filluar të 'duartrokiten'.

E, sipas sociologu dhe profesorit Fadil Maloku, duartrokitja në fushatat zgjedhore, më së miri dëshmon qē elektorati nga Kosova, lëre që po tregohet naiv, por, politikisht po del si shumë i papjekur dhe i parmancipua.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se , natyra e servilizmit së bashku me atë të konformizmit po bēhen “produkte” pasionante të fushatës 2019. E kjo nuk është shenjë e mirë as për demokracinë e brishtë në Kosovë, e as për kandidatēt në fjalë.

Postimi në Facebook:

Duartrokitja e Juaj pa invencion nëpër fushata, u shndrron në turmë amorfe, e jo në votues potencial

1. Duartrokitjet masive, pa hamendje, pa e dijtur oferten e kandidatit, pra duartroktijet që po bëhen me inercion aktiv (ku njeriu s’sheh asnjë ofertë konkrete, përvë frazava populiste që s’kanë madje asnjë lidhje me realitetin!?) në fushatat zgjedhore, më së miri dëshmon qē elektorati kosovar, lëre që po tregohet naiv, por, politikisht po del si shumë i papjekur dhe i parmancipuar;
2. Duartrokitjet e tilla masive, si në komunizēm kur instiktivisht dhe me autosygjestion e intuitë ekskluzive partiake, i duartrokitet kandidatëve pë postin e kryeministrit/es, ta përkujton kohēn e Titos, Enverit dhe Stalinit...;
3. Që si skenar dhe si ikonografi e folklorizim mediatik, të fut në situata dilematike dhe të mendosh se; natyra e servilizmit s’ bashku me ate te konformizmit po bēhen “produkte” pasionante të fushatës 2019.., E kjo s’është shenjē e mirē as për demokracinē e brishtë kosovare, e as për kandidatēt nē fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat