Labinot Tahiri: Nuk po di çka me i rrejt votuesit

Aktuale

Labinot Tahiri: Nuk po di çka me i rrejt votuesit

Nga: D.RR Më: 2 shtator 2019 Në ora: 14:51
Labinot Tahiri

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe anëtari i ri i AAK-së, Labinot Tahiri nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se partitë politike duhet të bëjnë kujdes gjatë fushatës së zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan "Bota sot".

Tahiri ndër të tjera thotë se “nuk di njeri as në jetën e pêrditshme me rrejt , se le më në fushate, çka me rrejt kur as nuk na besojnë më edhe me ju thënë të vertetat se do i kryej këto punë një nga një”

“Popull interesant jemi: një natë votojmë , pastaj 4 vite vajtojmë…! Nejse ky është trendi jonë , nuk dallojmë shumë nga jeta që e dojmë, ose qysh e lypshmi e gjet’shmi më thjeshtë”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri.

Shkrimi i plotë i Tahirit:

A po bëni fushatë?
Po!
A po keni çka me premtua?
Po!
Ani ani vazhdoni mirë boll!
Mos harroni, viti 2019, kujdes se tani më janë hargjua premtimet, nuk di njeri as në jetën e pêrditshme me rrejt , se le më në fushate, çka me rrejt kur as nuk na besojnë me edhe me ju thënë të vertetat se do i kryej keto pune nje nga një. U lodhen më!
Zoti e bëftë mirë!
Popull interesant jemi: një natë votojmë , pastaj 4 vite vajtojmë…!
Nejse ky është trendi jonë , nuk dallojmë shumë nga jeta që e dojmë, ose qysh e lypshmi e gjet’shmi më thjeshtë.
Dite te këndshme…!
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërise!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat