LDK akuzon Kadri Veselin se po shfrytëzon institucionet për fushatë zgjedhore

Aktuale

LDK akuzon Kadri Veselin se po shfrytëzon institucionet për fushatë zgjedhore

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 17:18
Besian Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar kritika ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për keqpërdorim të pasurisë dhe aseteve shtetërore me qëllime personale për të bërë fushatë zgjedhore.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha se Veseli nuk ka asnjë funksion shtetëror dhe për këtë arsye ai kërkoi të ndalen këto veprime.

Mustafa: Kryetari i PDK-së po shfrytëzon pasuritë shtetërore

“Kryetari i PDK-së tani më nuk ka asnjë funksion shtetëror, është thjesht një mirëmbajtës deri në përbërjen e re pas zgjedhjeve të 6 tetorit. E kemi parë në ditët e fundit, edhe pas shpërbërjes të Kuvendit të Kosovës, kryetarin e PDK-së i cili shfrytëzon pasuritë shtetërore për të bërë fushatë personale dhe për partinë e tij. Raste specifike kemi QKUK, e cila shfrytëzohet nga kryetari i PDK-së për të bërë fushatë elektorale. Pastaj, kemi rastin e Administratën Tatimore, me Doganën, me Akademinë e Sigurisë Publike. Këto janë shkelje të rënda nga kryetari i PDK-së”, tha ai.

Musata iu bëri thirrje partive politike që të bëjnë fushatë në kuadër të ligjit dhe jo duke keqpërdorur institucionet shtetërore.

Mustafa: Ish-koalicioni PAN mos të keqpërdorë institucionet për fushatë

“Ne iu bëjmë thirrje që urgjentisht menjëherë të gjithë zyrtarët e partive në pushtet që kanë përbërë ish-koalicionin PAN, që të ndalojnë këto veprime dhe të bëjnë fushatë në kuadër të ligjit në fuqi dhe jo duke keqpërdorur institucionet shtetërore për të bërë fushatë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat