Edhe një aderim tjetër në Vetëvendosje

Aktuale

Edhe një aderim tjetër në Vetëvendosje

Nga: N.H Më: 2 shtator 2019 Në ora: 18:04
Liridon Aliu

Pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje nga sot është bërë edhe Liridon Aliu. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, përcjell “Bota sot”.

Kurti tregon se Aliu ka mbaruar studimet master në Menaxhment në UP dhe tash po i vijon studimet master në Psikologji shkollore dhe këshillim.

Ja shkrimi i tij:

Fushat e interesit të tij janë: çështjet sociale, ekonomia, burimet njerëzore dhe psikologjia organizative. Por, tash është edhe politika, sepse është Lëvizja VETËVENDOSJE!, ku u anëtarësua. Liridon Aliu ka studiuar për Psikologji dhe Ekonomi në UP, ka mbaruar studimet master në Menaxhment në UP dhe tash po i vijon studimet master në Psikologji shkollore dhe këshillim.

Prej 12 viteve punon në pozita të ndryshme si psikolog dhe menaxher i projekteve në organizata joqeveritare me fokus të veçantë në çështjet sociale. Për një periudhë ka punuar si ligjërues i lëndëve te menaxhmentit në Kolegjet private. Është bashkëthemelues i Qendrës për Hulumtime Psiko-sociale dhe bashkëthemelues i revistës 'Psika', ku ka punuar në pozitën e redaktorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat