Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, është duke mbajtur takim me qytetarët e Pejës.
Ndërsa, pamjet e postuara në Facebook tregojnë që për Vjosa Osmanin ishte organizuar pritje madhështore në Pejë.
Kujtojmë se ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë kandidate e kësaj partie për kryeministre të Kosovës në zgjedhjet nacionale, të cilat do të mbahen më 6 tetor të këtij viti.