Shukri Buja rikthehet në PDK – Tregon pse u rikthye në partinë e Kadri Veselit

Aktuale

Shukri Buja rikthehet në PDK – Tregon pse u rikthye në partinë e Kadri Veselit

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 23:09
Shukri Buja

Shukri Buja është rikthyer përsëri në Partinë Demokratike të Kosovës, në të cilën ishte nga themelimi, ku një kohë mbante edhe postin kryetarit të Degës së PDK-së në Lipjan.

Pas disa vitesh mungesë aktive në politikë, Buja tashmë po e ndihmon PDK-në për zgjedhjet e 6 tetorit.

Buja e ka konfirmuar rikthimin e tij në PDK-në e Kadri Veselit, ndërsa ka treguar pse u rikthye në këtë subjekt.

“Arsyeja kryesore e angazhimit tim politik ne PDK është sepse partitë tjera i kanë vënë vija të kuqe bashkëpunimit PDK-së, parti të cilat janë të detyruara me Kushtetutë e ligj, që të bashkëpunojnë edhe me Listën Serbe, ndërsa injorojnë rreth 200 mijë qytetarë të Kosovës që e kanë votuar dhe e votojnë PDK-në. Kjo më ka shtyrë që të angazhohem dhe të dalë fuqishëm PDK-ja sepse në procesin për shtetndërtimin dhe shtetformimin ka qenë kontribuesja më e madhe”, ka thënë Buja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat