Aida Dërguti: Nuk do të jem në listën për deputete të asnjë partie

Aktuale

Aida Dërguti: Nuk do të jem në listën për deputete të asnjë partie

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 08:33
Aida Dërguti

Ish-deputetja e PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Aida Dërguti ka njoftuar se nuk do të jetë në listën zgjedhore të asnjë partie.

Dërguti përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk do të kandidojë për deputete por vota e saj do të jetë për kandidatët e PSD-së.

“Në këtë kohë aderimesh nëpër parti e lista zgjedhore, kur rëndom shumica e fillojnë angazhimin politik, më duhet të ju njohtoj se nuk do të jem pjesë e asnje liste zgjedhore. Për të shmangur çdo spekulim mediatik, vota ime do të shkojë për kandidatët e PSD-së”, ka shkruar Dërguti.

Ajo ka thënë se edhe sa ishte Vetëvendosje më shumë ka qenë e angazhuar jashtë sesa brenda institucioneve.

“Poashtu, edhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE! më gjatë kam qenë e angazhuar jashtë institucioneve (që nga vitit 2005) sesa brenda institucioneve (që nga viti 2014). Në momentet kur nuk kam qenë mjaftueshëm e bindur, (siç ka ndodhur që nga përfundimi i luftës e deri më 2005) edhepse zhvillimet politike i kam përcjellur me vëmendje, nuk jam angazhuar”, ka thënë Dërguti.

Ish-deputetja ka thënë se kësaj radhe do ti bashkohet popullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat