Parlamenti Evropian i jep përkrahje të madhe Vjosa Osmanit për kryeministre

Aktuale

Parlamenti Evropian i jep përkrahje të madhe Vjosa Osmanit për kryeministre

Nga: D.RR Më: 3 shtator 2019 Në ora: 11:54
Vjosa Osmani

Zëvendës Presidenti i Parlamentit Evropian Rainer Wieland, ka uruar Vjosa Osmanin për nominimin madhështor që do ta bëj Vjosën Kryeministren e parë grua në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media, përcjellë “Bota sot”.

Letra e plotë e Rainer Wieland:

Zëvendës Presidenti i Parlamentit Evropian i jep përkrahje Vjosa R. Osmanipër Kryeministre

Prishtinë, 3 shtator 2019

Zëvendës Presidenti i Parlamentit Evropian Rainer Wieland, uron Vjosa Osmanin për nominimin madhështor që do ta bëj Vjosën Kryeministren e parë grua në Kosovë.

Më poshtë gjeni letrën e z. Wieland, të përkthyer, ndërsa foto origjinalin.

“E nderuara znj. Osmani, e nderuara kolege,

Dua të shfrytëzoj këtë mundësi të ju uroj sinqerisht për nominim tuaj nga LDK-ja për postin e Kryeministres! Rezultati madhështor i zgjedhjes brenda LDK-së për nominimin tuaj ka treguar mbështetjen dhe besimin e partisë suaj.

Me përvojën tuaj dhe angazhimin e vazhdueshëm kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit – dhe me LDK-në si një nga partitë politike më të vjetra dhe më të mëdha në Kosovë – jam i sigurt që rruga për sukses është shtruar.

Jam i kënaqur që kam pasur rastin të takohem me ju disa herë dhe herën e fundit gjatë qëndrimit tim të fundit në Kosovë në qershor 2019.

Unë do të udhëtoj për në Kosovë në fillim të zgjedhjeve dhe shpresoj që do të kemi rastin të takohemi dhe të diskutojmë projektet e ardhshme.

Ju dëshiroj gjithë të mirat, shumë sukses, dhe ky nominim historik do të ju bëjë Kryeministren e parë grua në Kosovë.

Sinqerisht i juaji,
Rainer Wieland.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat