Demaliaj: Gjykata Speciale po sulmon UÇK-në dhe motrat tona

Aktuale

Demaliaj: Gjykata Speciale po sulmon UÇK-në dhe motrat tona

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 12:50
Shkumbin Demaliaj

Më 18 shtator, Time Kadrijaj e AAK-së do të intervistohet në cilësinë e dëshmitares nga Gjykata Speciale në Hagë.

Bashkëpartiaku i saj, Shkumbin Demaliaj ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ku tha se padrejtësitë po i përcjellin vazhdimisht ushtarët e UÇK-së.

Sipas Demaliajt, kjo gjykatë “po sulmon vlerat sublime të UÇK-së, duke mos kursyer edhe motrat tona që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare”.

“Bashkëluftëtarja jonë Time Kadriaj ashtu siç ishte në luftë ballëlartë edhe tani do të dalë ballëhapur në mbrojtje të UÇK-së. Mburret gjithë shqiptaria me veprën tënde doktoreshë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat