Bieber: Dialogu Kosovë-Serbi ka nevojë për një koordinim më të madh ShBA-BE

Aktuale

Bieber: Dialogu Kosovë-Serbi ka nevojë për një koordinim më të madh ShBA-BE

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 14:08
Florian Bieber

Profesori i Universitetit të Grazit dhe njohësi i çështjeve që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber, thotë se një bashkëpunim ndërmjet SHBA’së dhe Bashkimit Evropian mund të kthejë në binarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë për t’i adresuar shqetësimet dhe për tu përballur me sfidat që shqetësojnë rajonin.

“Çështjet e hapura nuk është e lehtë të zgjidhen, dhe këtu përfshihen raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, polarizimet e brendshme në Bosnje e Hercegovinë dhe kriza demokratike në rajon. Për këto arsye rezultatet nuk janë lehtë të arritshme”, ka thënë Bieber.

Ai ka propozuar disa hapa që mund të kthejnë rajonin në rrugën e duhur të negociatave.

Bieber rekomandon një përfshirje të përbashkët SHBA-BE në dialogun Kosovë-Serbi.

“Meqenëse dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë në vitin 2018 për shkak të ngecjes dhe bisedave për ndryshim të kufijve, atëherë ky proces duhet të riniset dhe të lidhet ngushtë me Komisionarin e ri të Evropës dhe SHBA’në. Kjo do të kërkonte një koordinim më të madh SHBA-BE, ku paraprakisht do të dakordoheshin parametrat drejt objektivave të qarta”, ka shtuar tutje Bieber.

Në fund Bieber rekomandon një komunikim më të mirë në mes të Uashingtonit dhe Brukselit për të zgjidhur edhe çështjet në Bosnje e Hercegovinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat